Akuzat e PS-së kundër Bashës, PD: Rama të merret i pandehur për foton me Obamën

20 Janar 2020, 14:42

TIRANE-Nga mbrojtja për akuzat e shumicës kundër Lulzim Bashës për dosjen e lobimit në SHBA, Partia Demokratike ka kaluar në sulm. Ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i kërkon drejtësisë që të marrë të pandehur kryeministrin Edi Rama. Ai deklaroi se pas "dënimit të dy bashkëpunëtorëve për financimin e paligjshëm të fotos 80 mijë dollarë me Barack Obamën, Edi Rama duhet të merret si i pandehur". Ish-deputeti demokrat u shpreh se Edi Rama 'Dështoi me prokurorinë që e mbajti nën kontroll 2 vjet për një akuzë qesharake dhe të gënjeshtërt për të sulmuar Partinë Demokratike dhe liderin e opozitës', referuar dosjes me akuzën e falsifikimit për lobimin kundër Lulzim Bashës, që gjykata e pushoi.