Akuzat e reja për shkarkimin e tij për ratin Xhaferllari? Meta: S'jam i shqetësuar nga dele deputetët

25 Nëntor 2019, 20:23

Gazetarja e Report Tv Klesiana Omeri e pyeti Presidentin se cili është qëndrimi i tij për shkresën e re të PS-së drejtuar Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij, ku shton edhe akuzat për ngërçin në Kushtetuese në lidhje me dekretimin e Marsida Xhaferllarit. Meta fyeu deputetët duke i cilësuar dele dhe se i ka duruar shumë.

"Presidenti ka këtë qëndrim që ua bëri të ditur, me dele deputetët presidenti nuk ka asnjë shqetësim i ka respektuar më shumë sesa duhet. Në 8 dhjetor të gjithë me flamuj kombëtar, asnjë me flamur partie. Presidenti ka vetëm një raport tani me popullin shqiptar. Kaq! Edhe të gjithë atje në 8 dhjetor, në orën 12:00" tha ai.

  •