Komisioni për shkarkimin e Metës/ PS: Të hetohet edhe ngërçi ku futi Kushtetuesen, bëri 9 shkelje!

Komisioni për shkarkimin e Metës/ PS: Të hetohet edhe ngërçi ku futi Kushtetuesen, bëri 9 shkelje!

TIRANE-56 deputetë të Partisë Socialiste i janë drejtuar me kërkesë zyrtare Kuvendit, Konferencës së Kryetarëve që do të mblidhet nesër që të përfshijë në hetim edhe ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Socialistët akuzojnë se kreu i shtetit tejkaloi kompetencat me emërimin e Marsida Xhaferllarit dhe refuzimin e Arta Vorpsit. Në total, grupi i PS-së ka renditur 9 shkelje, që sipas tyre ka kryer Ilir Meta. Këto shkelje sipas grupit të PS-së Komisioni i Posaçëm që është ngritur dhe po heton nëse Meta ka shkelur Kushtetutën për anulimin e 30 Qershorit ti analizojë dhe të vendosë.

Shkeljet që ka kryer Ilir Meta sipas Partisë Socialiste në krijimin e Gjykatës Kushtetuese

Shkeljet kushtetuese ne lidhje me refuzimin e kryerjes se betimit te Znj. Arta Vorpsi:
I. Eshte cenuar e drejta e nje gjyqtari kushtetues te ushtroje detyren.
2. Ështe shkelur detyrimi kushtetues per te realizuar betimin e gjyqtarit kushtetues.
3. Eshte cenuar funksionaliteti i vendimmarrjes se Gjykates Kushtetuese
4. Eshte cenuar e drejta e subjekteve per nje proces te rregullt kushtetues brenda afateve te arsyeshme

Shkeljet kushtetuese per dekretimin e Znj. Marsida Xhaferllari si gjyqtare kushtetuese
1. Ështe dekretuar nje gjyqtar kushtetues ne kundershtim flagrant me kushtetuten dhe ligjin
2. Ne mungese te kompetences per te emeruar gjyqtarin kushtetues, Presidenti, ne menyre te kunderligjshme ka nderhyre ne nje proces kushtetues.
3. Presidenti ka ushtruar kompetenca te Keshillit te Emerimit ne Drejtesi, duke i veshur vetes atribute te organeve te qeverisjes se sistemit te drejtesise.
4. Ështe cenuar e drejta e subjekteve per te patur nje proces te rregullt gjykimi kushtetues, ne kushtet kur do te gjykohen nga gjyqtar kushtetues me mandat te paligjshem.
5. Ështe cenuar funksionaliteti i Gjykates Kushtetuese.

"Kjo situate e krijuar cenon dhe ligjshmerine e vendimmarrjeve te Gjykates Kushtetuese, ku Znj. Xhaferllari do te jete pjese, pasi subjektet qe i drejtohen Gjykates Kushtetuese duhet te kene sigurine qe po gjykohen nga gjyqtare te caktuar sipas ligjit. Paligjshmeria e emerimit te Znj. Xhaferllari si gjyqtare kushtetuese krijon pasiguri tek subjektet dhe u jep shkas atyre te kerkojne pavlefshmerine e vendimeve ne rast se cmojne qe vendimet perkatese nuk kane realizuar rivendosjen e te drejtave te tyre pretenduara te cenuara. Padyshim, qe kjo eshte nje situate qe ve ne pikepyetje dhe integritetin e gjyqtarit kushtetues dhe vendimmarrjes kushtetuese si dhe cenon mirefunksionimin e vete Gjykates Kushtetuese. E gjithe sa me siper eshte nje situate qe pengon zbatimin e Refonnes ne Drejtesi duke cenuar pavaresine e Gjykates Kushtetuese, nepermjet nderhyrjeve antikushtetuese ne procedurat e emerimit te gjyqtareve te kesaj Gjykate. Vleresojme se sa me siper perbejne shkelje shume te renda te Kushtetutes dhe ligjit te kryera nga Presidenti i Republikes, sipas nenit 90, pika 2 i Kushtetutes, te cilat duhet te shtohen ne objektin e punes dhe planin hetimor te Komisionit Hetimor qe po shqyrton kerkesen e 55 deputeteve per shkarkimin e Presidentit, pasi perbejne jo vetem shkelje te renda, por edhe te perseritura ne vijimesi nga Presidenti" thuhet në kërkesën e PS-së.

Presidenti Ilir Meta është përplasur me mazhorancën për sa i përket plotësimit me anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Pas emërimit të Marsida Xhaferllarit, nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ky institucion u fut në ngërç për shkak se më parë ishte emëruar anëtarja Arta Vorpsi, automatikisht si e para në listë pas përfundimit të afatit 30 ditorë që presidenti Meta kishte në dispozicion për të zgjedhur, por veproi.

(Kliko këtu për të lexuar kërkesën për shtesë në komisionin hetimor ndaj Metës)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir bajga: 26/11/2019 09:27

    O Ed Rama lere bajgën e Shqipris po meru me Tërmetin e ndihmo Shqiptarët. E mor Zot edhe ti bëke gabime pse nuk shëmbe vilën e ilirit e ti zie brënda ilir bajgën e monikën baxhellën e qëroje 2 WC nga më të qelburat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024