Akuzat për Portin e Durrësit, Meta: Kemi dokumente! Është kafshatë e madhe ajo do u ngeci në fyt

15 Nëntor 2022, 12:47

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e cilësoi si një ndër aferat më të thella dhe kriminale projektin e portit të Durrësit. Meta tha se për këtë aferë, për të cilin përgjegjës është vetëm Edi Rama disponon fakte ndërsa shtoi se me bindje se është kafshatë shumë e madhe dhe do u ngec në fyt duke paralajmëruar kështu pasoja.

“Pa asnjë diskutim, kështu thatë për inceneratorët ju kur nxora letra. Është Rama aty dhe aty do përgjigjet Rama. Zhvillimet do jenë shumë të shpejta dhe këtë e tregon nxitimi i Ramës. Edhe për një pallat jep shpjegim e jo për portin e Durrësit. Është kafshatë e madhe do u ngeci në fyt.”- tha Meta.

  •  

    No videos found.