Akuzat për shit-blerjen e votave, vijon seanca në Dibër, pritet vendimi për 4 të pandehurit e dosjes ‘184’

12 Shkurt 2021, 11:27 | Përditesimi i fundit: 2021-02-12 16:18:53

Gjykata e Dibrës pritet të dalë sot me një vendim për 4 të pandehurit e dosjes e bujshme ‘184’, nëse do të kalojnë për gjykim nga trupa e togave të zeza, lidhur me zgjedhjet lokale për kryebashkiakun e Dibrës, para 4 vitesh.

Në sallë janë paraqitur të akuzuarit Drini Gjeci ish drejtori arsimit dhe Nuri Meda ish Administrator i njësisë administrative Tomin.

Prokuroria e Dibrës përfundoi hetimet për dosjen 184 dhe mori të pandehur 4 persona, pas 4 vitesh nga zgjedhjet lokale për kryebashkiakun e Dibrës. Përgjegjës për shkeljen e ligjit për dosjen e etiketuar 184 janë Robert Aga ish shefi policisë në vitin 2016, Drini Gjeci ish kreu arsimit, Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin, Hasan Hoti njësia administrative Lurë.

Këta shtetas janë marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve dhe rrezikon të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg.