Akuzat për Veliajn se shkoi i maskuar në Iran, kryebashkiaku në Report Tv tregon lajthitjen e Berishës

12 Maj 2023, 07:43

Akuzat e ngritura nga Sali Berisha se ka shkuar i maskuar në Iran në 2008, kryebashkiaku Erion Veliaj iu dha përgjigje në Report Tv duke i quajtur ato lajthitje dhe mashtrime. Ai rrëzoi alibinë e Berishës me foton e publikuar pak ditë më parë, ku pretendoi se ishte Veliaj maskuar. Veliaj tha se në atë foto ishte kitaristi i grupit të njohur amerikan Eagles.