Akuzat se e emëroi Balluku në krye të Policisë, Lamallari: Hita oficer karriere, procesi i përzgjedhjes transparent

31 Mars, 10:21 | Përditesimi: 31 Mars, 10:21

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari hodhi poshtë akuzat e opozitës kundrejt kryepolicit të ri Skënder Hita, në ceremoninë e marrjes së detyrës. Opozita akuzon se Hitën e emëroi Belinda Balluku, por ministri theksoi se gara ishte transparente dhe e bazuar në meritokraci, duke theksuar se kryepolici i ri është një oficer karriere.

 

A.M/Shqiptarja.com