Akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP arreston 2 policë në Vlorë e 1 në Fier! Balla: Largimi i të inkriminurve nga radhët blu, s'do ndalë

16 Shtator 2023, 13:56

Tre policë, dy në Vlorë dhe një në Fier janë arrestuar nga AMP pasi akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për efektivët të rrugores, Eldo Shyti e Granit Nuraj në Vlorë të cilët morën 30 mijë lekë ryshfet për të mos pezulluar patentën. Ndërsa në Fier Klisman Çela merrte ryfshet për të mos gjobitur drejtuesit e automjeteve