Akuzohet për shpërdorim detyre, lirohet nga qelia Vangjush Dako! GJKKO cakton arrest shtëpie me policë te dera: Kaloi afati i paraburgimit

27 Shkurt, 17:03

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Gjyqtarja Flojera Davidhi ndryshoi masën e sigurisë, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” me argumentin se kanë përfunduar afatet e paraburgimit për Dakon.