Akuzohet se dhunoi dhe mori peng të dashurën në Tiranë, avokatët e 31-vjeçarit: Prej 6 muajsh merrte antidepresiv, edhe 28-vjeçarja e rrihte

18 Prill 2023, 11:42 | Përditesimi i fundit: 2023-04-18 14:48:04

Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili dhunoi barbarisht dhe izoloi për një javë në banesë 28-vjeçaren me iniciale R.B,. del sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gusholli u arrestua dy ditë më parë së bashku me miqtë e tij të cilët ndihmuan që mos të zbulohej e vërteta si dhe të tentonte të arratisej. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mëson se avokatët e 31-vjeçarit kanë kërkuar masë më të lehtë sigurie ndaj të autorit pasi sipas tyre, Gleard Gusholli në një periudhë prej 6 muajsh, konsumonte rregullisht antidepresantë gjë që sipas tyre ka bërë që mos të ketë qenë i kthjellët në veprimet që ka kryer ndaj të dashurës së tij.