Akuzohet se ka dhunuar njerkën e tij, Gjykata e Tiranës vendos masën 'arrest në burg' për djalin e Nehat Kullës

3 Qershor, 13:24

Gjykata e Tiranës vendos masën e sigurisë arrest në burg për Robert Kullën, djali i Nehat Kullës. Ai u akuzua për dhunë në familje nga njerka e tij.

Në seancën e sotme, Robert Kulla ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babit të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësinë e banesës, ku të dy pretendojnë pronësisë, pas vdekjes së Nehat Kullës më 16 qershor 2020.

Robert Kulla e kërkon si trashëgimtar dhe njerka si bashkëshorte e të ndjerit. Arrestimi i Robert Kullës u bë pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e Nehat Kullës, para pak ditësh më datë 1 qershor. Siç u bë me dije edhe ditën e arrestimit, të dy palët pretendojnë se kanë certifikatë pronësie, ndërsa akuzojnë njëri-tjetrin për falsifikim. Djali i 'Gjeneralit', siç njihej në Tiranë, Nehat Kulla, duke thyer çelësin e bravës së shtëpisë. Roberti akuzohet për 3 vepra penale.