Alarmi për bombë në shkollat e Tiranës rezulton fals, kontrollet e policisë s'konstatuan asgjë! Mësimi vijon normalisht

17 Maj, 10:18

Alarmi për bombë në disa shkolla të Tiranës ka rezultuar fals pas kontrolleve që ka kryer policia. Por situata ka shkaktuar frikë tek prindër, ndërsa fëmijët në disa shkolla kanë dalë jashtë në oborr.