Albert Hysa, Belshi i rilindur

18 Shkurt 2020, 09:30

Rilindja e qytetit të Belshit dhe zonës së Dumresë, zonës me 84 liqene si perla në qendër të Shqipërisë, - ky është subjekti i reportazhit të së djelës në ciklin e emisioneve Veri Jug këtu, në ReportTv. Në një rrëfim ekskluziv për kameran e Veri Jug, koordinatori i mardhënieve me mediat dhe publikun në Bashkinë e Belshit Albert Hysa, flet për zbatimin e një megaprojekti për rilindjen e qytetit të zemrës, Belshit. Shetitorja e e madhe dhe moderne, skela e varkave shëtitëse në Belsh, si në asnjë qytet tjetër liqenor. Bustet e Nimfës dhe të rilindasit të madh Sami Frashëri në qendër të qytetit. Këndet sportive dhe korsitë e bicikletave. Alberti flet edhe për ndryshimet e vazhdueshme në shumë fshatra të zonës së Dumresë rrethuar nga liqenet e bukur miliona vjeçarë. Liqeni i Seferanit, zbulimet arkeologjike të shtatores së perëndeshës Afërdita, si pjesë e historisë mijra vjecare të Dumres. Mikpritja në bujtinat e fshatit Seferan, turizmi familjar në Belsh dhe në Dumre. Emisionin "Veri Jug" me moderator Agim Pipën mund ta ndiqni çdo të dielë në orën 14:30 në ekranin e Report Tv