Veri Jug - 'Farka e artizanëve' (30.06.2024)

30 Qershor, 13:39

 

Veri Jug ka qëndruar në fillim të verës në Farkën e madhe, si pjesë e hartës së Bashkisë së Tiranës. Punishtja e mjeshtrit të pocerisë Agron Fusha: tava dheu, vorba tradicionale, amfora dhe vazo që shërbejnë për mbajtjen e vajit të ullirit. Brenda punishtes, një minimuze etnografik i familjes Fusha, si një atraksion për t’u frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj, si dhe mundësinë që ata të ulen pranë taçiles rrotulluese, ku punohen enët e baltës. 'Farka e artizanëve' vjen për ju si reportazh premierë, të djelën, ora 13.30