'Albpetrol' shkakton katastrofë mjedisore në Parkun Kombëtar të Vjosës, ndërhyn pas 5 ditësh për riparimin e puseve, banorët: Dëmi tashmë është bërë në bujqësi

10 Prill, 16:20 | Përditesimi: 10 Prill, 16:20

Një çarje në tubacionet e naftës ka shkaktuar ndotje të madhe mjedisore në Fier. Për 5 ditë me radhë, mbetjet hidrokarbure janë derdhur në përroin e Gorishovës dhe kanë përfunduar në lumin Vjosë. Kompania Albpetrol kanë ndërhyrë sot në terren, duke vendosur barriera mbrojtëse për të frenuar përhapjen e ndotjes

A.M/Shqiptarja.com