Aleanca BE-SHBA u lëkund pas ardhjes së Trump? Kamberi për Report TV: Filozofia e re amerikane ka thyer tabu të vjetra

9 Shkurt, 17:49 | Përditesimi: 9 Shkurt, 17:49

Aleanca BE–SHBA, që ka qenë shtylla e Perëndimit për dekada, nuk është më e palëkundshme pas ardhjes së president Donald Trump. Kështu u shpreh eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi në emisionin 'Bota Report' në Report TV, duke kujtuar se Europa dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë bashkë në të gjitha krizat madhore që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, nga Lufta e Ftohtë te lufta kundër terrorizmit dhe krizat në Afganistan e Irak, por se filozofia e re e politikës së jashtme amerikane ka thyer tabu të vjetra dhe ka shkundur themelet e kësaj marrëdhënieje, duke hyrë në një fazë të re që kërkon kohë për t’u kuptuar dhe për t’u përtypur.

 

I.M/Shqiptarja.com