Alergjitë stinore, fluks vizitash në qendra shëndetësore! Mjekja: Mbi 15 vizita në ditë, më të ndjeshëm fëmijët! Një këshillë se ç'duhet të bëjnë alergjikët

14 Maj 2022, 16:09 | Përditesimi i fundit: 2022-05-14 16:10:07

Moti i paqëndrueshëm i pranverës ka mbushur qendrat shëndetësore me pacientë që shfaqin probleme alergjie. Mjekja e familjes Xhentiljana Nazaj thotë se më të ndjeshmit janë fëmijët 2-5 vjeç dhe numri i vizitave ditore në ditë të caktuara arrin mbi 15 pacientë me dhimbje fyti, kollë të thatë ngacmuese dhe dermatite alergjike.