Alibeaj me kandidat të tij në ’14 maj’, Berisha akuza se janë të shitur te Rama: 1 kandidat, 1 pallat

25 Nëntor 2022, 13:33

Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kandidatëve të nxjerrë nga grupi i Enkelejd Alibeaj. Ai tha se Kapllanaj është i shitur te Rama. “1 kandidat, 1 pallat”, tha Berisha duke thënë se ato po blihen nga Rama.

“A e di ti sa tendera ka fituar ai Kapllanaj, shifeni. Me dhjetëra tendera përfshi pallatet aty ku u krijua keqtrajtimi më i shëmtuar ndaj qytetarëve, te ‘5 Maji’. Ka një problem statutor në PD, nuk ka forcë që ta tërheq PD nga tenderat, PD është ajo që merr përsipër të jetë opozitë e vërtetë dhe jo grupi i tendermenëve, sepse Kapllanaj ka një listë shumë të gjatë tendera nga pushteti qendror dhe vendor, natyrisht është i detyruar, atë e telekomandojnë, atij i japin para, prapa kush e tha atë ‘1 votë, një pallat’. Një kandidat një pallat është në masën të paktën 80-90% është në masën e vërtetë. S’kanë asgjë të përbashkët me popullin opozita”, tha Berisha.