Alibeaj: Ndarja me Berishën është finale, refuzoi bashkëpunimin, kishte më të lehtë një martesë me Ilir Metën! Prej 1 viti e gjysmë jemi nën agresion

20 Prill 2023, 14:25

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enklejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të PD-së në Kavajë. Në këtë takim, Alibeaj ka folur për Sali Berishën duke thënë se prej një viti e gjysmë ndodhen nën agresion prej tij. Alibeaj hedh akuza ndaj Berishës, se e gjithë kjo luftë brenda PD-së është bërë për hallin personal të Sali Berishës, që sipas tij nuk duhet ta kishte kaluar asnjëherë tek Partia Demokratike.