Alimehmeti për Report Tv: Varianti Omicron ende nuk është bërë mbizotërues në vendin tonë! Numri i shtrimeve në spital në rënie

27 Dhjetor 2021, 14:37 | Përditesimi i fundit: 2021-12-27 15:40:01

TIRANË- Varianti i ri i koronavirusit, Omicron po përhapet më shpejtësi në të gjithë globin, por në Shqipëri, epidemiologu lir Alimemeti thotë se ende nuk është bërë mbizotërues. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Alimehmeti tha për Report Tv se Omicron brenda pak javësh do të bëhet dominant ndaj Deltës në vendin tonë, duke qenë se përhapet me shpejtësi. Sipas tij, nuk ka vend për panik pasi Shqipëria ka marrë eksperiencën e vendeve të tjera që janë përballur me valën e infektimeve të Omicron.

“Patjetër që ka më shumë, ato janë rastet që e vendosën Shqipërinë zyrtarisht në rastet me OMICRON. Në pak javë arrin të rrisë rastet, të largojë deltën dhe të bëhet mbizotërues, por kjo nuk është ende në Shqipëri. Ne jemi pak më vonë nga pikëpamje epidemiologjike, jemi gjithmonë më vonë sepse fillimisht shkon tek vendet ku ka më shumë fluturime, kontakte. Omicron është shumë i shpejtë, megjithatë ne për momentin i hedhim sytë nga Anglia sepse është e para që ka pasur spostim të deltës, Omicron ka dominuar Londrën të parën, por është përhapur në Angli, Skoci, Irlandë. Duket që është dominant, por nga ana tjetër ka më pak risk për mbushjen e spitaleve. Nuk do jetë një situatë alarmi, e vumë re në Afrikë, tani Angli, nuk po duket kjo nevojë të dalë, do ta shohim edhe në Europën Lindore, pak a shumë i kemi marrë mësim“ tha Alimehmeti në Report Tv.