Alizoti kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Kuvendi s’ka gjetur asnjë orë për të folur për protestën

18 Nëntor, 10:32 | Përditesimi: 18 Nëntor, 10:32

Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti kërkoi ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare, duke thënë se katër nismat ligjore të opozitës nuk janë përfshirë në të. Ai kërkoi që Kuvendi të diskutojë për protestën, për të cilën, sipas tij kanë folur edhe Parlamenti Evropian dhe mediat ndërkombëtare, por jo Kuvendi i Shqipërisë, për të cilin tha se nuk ka gjetur as një orë kohë për të folur për protestën dhe të rinjtë shqiptarëve.

 

K.Ta/Shqiptarja.com