'Allahu ekbar' – Protestuesi i Berishës habit të pranishmit! Përpjekja për ta ndaluar nuk jep sukses

15 Mars, 20:33

Një moment jo fort i pritur nga të pranishmit në protestën për TikTok mbrëmjen e sotme ka qenë ngjitja në podium e një protestuesi të ‘paftuar’ në listën e ligjëruesve dhe që nuk ishte i ri.

Teksa doli para mikrofonit ai nisi të fliste duke dhënë mesazhe nga Kurani, të përziera me pakënaqësinë për gjendjen e vendit.

Dikush u përpoq që ta ndalonte të vijonte, por pas disa minutash rezistence dhe duke vijuar me fjalimin e tij, dukshëm i pakuptueshëm, drejtuesit e protestës janë dorëzuar. Fjalimi i tij ka shkaktuar edhe të qeshura tek të pranishmit.

“Janë shpopulluar krejt, fëmijët tanë, Allahu është i madh. besoni në Allah...Allahu ekbar...”, tha ai mes të tjerash, teksa e la podiumin për t’i lënë ligjëruesit të radhës.