Altin Bojni pas fitores në Mat: Falenderoj banorët për besimin dhe mbështetjen, përgjegjësi e madhe

10 Nëntor, 07:57 | Përditesimi: 10 Nëntor, 07:57

 

Socialisti Altin Bojni triumfoi në Mat kundrejt dy rivalëve të pavarur, Eduart Brahilika që u mbështet nga opozita dhe tjetrës që ishte brenda radhëve të partisë së tij, Suzana Pasha. Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai tha se mbështetja e qytetarëve matjanë është një përgjegjësi e madhe.

“Dua të falenderoj të gjithë banorët e bashkisë mat për besimin dhe mbështetjen që na kanë dhënë. Është përgjegjësi e madhe që dua ta përkthejmë në më shumë punë. Që punët e mira të mos ndalen dhe e ardhmja jonë të vazhdojë përpara që bashkia jonë të ketë zhvillim sa më të mirë.”, tha Bojni.

r.k./Shqiptarja.com