Altin Dumani merr detyrën si kreu i ri i SPAK: Luftë agresive ndaj korrupsionit për zyrtarët e çdo niveli dhe krimit të organizuar

19 Dhjetor 2022, 10:56 | Përditesimi i fundit: 2022-12-19 15:49:27

Kreu i ri i SPAK, Altin Dumani ka paralajmëruar luftë agresive ndaj korrupsionit për zyrtaët e çdo niveli dhe krimit të organizuar. Kjo do të jetë faza e dytë e Prokurorisë së Posaçme që nuk do të tolerojë asnjë shkelës ligji. Këtë e bëri me dije vetë Dumani gjatë prezantimit të tij para stafit si kreu i ri i SPAK. Ai nuk kurseu falenderimet për kolegët që garuan me të dhe Arben Krajën për vitet që kaloi në ndërtimin e themelit të Prokurorisë së Posaçme.