Shpëtimi i 11-vjeçarit Alvin Berisha nga kampi Al Hol në Siri erdhi pas bashkëpunimit të autoriteteve italiane me ato shqiptare. Për të janë angazhuar edhe policia speciale dhe forcat karabiniere italiane. Kështu ka deklaruar kryeministri italian Giuseppe Conte në një reagim për realizimin me sukses të këtij operacioni. Ai ka treguar se gjatë gjithë kohës ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin Edi Rama, ndërsa e ka quajtur historinë e Alvinit një ngjarje që të mbush zemrën me lumturi. Conte shkruan se tashmë Alvin do të jetë në gjendje të jetojë fëmijërinë e tij larg bombave dhe luftës.
Ndërsa kryeministri Edi Rama është shprehur se përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin.