Nga porti i Durrësit pranë anijës ‘Amerigo Vespucci’ që mbërriti mëngjesin e sotëm, ambasadori italian Marco Alberti e cilësoi anijen e cilësuar si më e bukura në botë si një ‘ambasadë’ të kulturës italiane.
Në një prononcim për mediat, Alberti theksoi se anija sjell gjithashtu edhe ‘frymën’ e një miqësie dhe bashkëpunimi më të fortë midis dy vendeve.



















