Ambasadori Ferit Hoxha në Report Tv: Mandati ynë në Këshillit e Sigurimit, një sukses! Kosova, pikë kyçe e punës sonë!

30 Qershor 2022, 20:34

Në një rrëfim si diplomat, ambasador i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, por edhe në rrafshin personal, Ferit Hoxha ka treguar në një intervistë për Report Tv të pathënat nga mandati i Shqipërisë si drejtuese e institucionit më të rëndësishëm ku projektohet gjithçka që lidhet me paqen dhe sigurinë në botë.