Ndërpritet emisioni! Spartak Ngjela: Bie niveli… Ç’punë kam me Sali non gratën

30 Mars, 19:52 | Përditesimi: 30 Mars, 22:21

Pasi Skënder Hita u zgjodh si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i menjëhershëm ishte reagimi i kryedemokratit Sali Berisha, i cili e cilësoi atë si të lidhur me krimin e organizuar.

Lidhur me këtë koment të Berishës, Spartak Ngjela tha se kryedemokrati nuk flet kurrë me fakte, por sipas tij, kërkon të njollosë figura të ndryshme përmes akuzave të paprovuara.

Më tej Ngjela nuk pranoi të komentonte mbi qëndrimet e Berishës, pasi sipas tij, kreu i PD-së është i shpallur non grata në SHBA dhe BE.

I.M/Shqiptarja.com