Rruga për në Bruksel e Shqipërisë kërkon konsensus mes palëve politike, tha amabsadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato. Kreu i kuvendit Niko Peleshi kërkoi bashkëpunim më të fortë me opozitën, ndërsa kjo e fundit e drejtoi gishtin e akuzës nga mazhoranca, për të cilën thotë se ka shpërfillur rolin e saj në kuvend.
















