Ambasadori Zingraf nga Shkodra: Dyert për Shqipërinë në BE janë të hapura por ka shumë për të bërë

20 Tetor 2020, 16:56

Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf teksa ka folur nga Shkodra ka deklaruar se Shqipëria ka bërë hapa para drejt integrimit por shton se ende ka shumë për të bërë.

"Shqipëria ka bërë hapa përpara. Ka marrë ‘po’-në për bisedimet për anëtarësimin në BE. Kancelarja dyert për Shqipërinë i ka të hapura dhe ne po punojmë intesivisht për këtë temë. Unë mendoj që përqendrimi i presidencës gjermane tek Covid dhe kjo situatë nuk ka qenë negative për Shqipërinë por pozitive.

Një BE e fortë, një partner me i fortë për Shqipërinë. Shqipëria ka shumë për të bërë. Janë kushte për t’u plotësuar. Këtë gjë nuk duhet ta bëjë për Brukselin apo Berlini, por për vete. Një nga kushtet, ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe disa kushte te tjera”, tha Zingaf.

Kurse për krizën dhe tensionet mes palëve politike ai tha se "Jemi në fushatë elektorale". "Jemi në mes të një fushate elektorale dhe në këto kohë gjenden përherë arsye pozitive për të ecur para", tha më tej ai.

Më herët Zingraf i ka bërë thirrje politikës që të vijojë me ecjen para dhe zbatimin e reformave kyçe për vendin në mënyrë që të ecet para me procesin e integrimit.

Sipas tij koha deri në zgjedhjet e 25 prillit është e shkurtër dhe politika ka ende shumë punë për të bërë, ndërsa k theksuar se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë me rëndësi për të ardhmen e vendit.