Ambasadorja e BE për protestat: Dhuna nuk ka vend në demokraci, të gjitha palët të bëjnë përpjekje për dialog

5 Nëntor, 13:25 | Përditesimi: 5 Nëntor, 13:25

Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, tha se protestat paqësore janë një e drejtë demokratike, ndërsa dhuna është e papranueshme, pavarësisht se nga kush vjen. Ajo u kërkoi të gjitha palëve, pa përjashtim, të bëjnë përpjekje të vërteta për dialog, në mënyrë që pakënaqësitë të dëgjohen dhe të trajtohen.

 

K.Ta/Shqiptarja.com