Ambasadorja Yuri Kim uron shqiptarët për Vitin e Ri: Ishte një vit i jashtëzakonshëm, festuam 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike

31 Dhjetor 2022, 11:34

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka uruar shqiptarët për Vitin e Ri 2023. Kim thotë se ky ishte një vit i veçantë për Shqipërinë dhe SHBA pasi festuan 100 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Në ditën e fundit të vitit 2022, duam të falënderojmë shqiptarët që festuan me ne 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë gjatë gjithë vitit të kaluar. Ishte një vit i jashtëzakonshëm plot me ngjarje në nder të këtij njëqindvjetori të veçantë. Bashkohuni me ambasadoren Yuri Kim teksa kthehemi pas në çastet kryesore. Gëzuar Vitin e Ri!