Ambulanca mbërrin pranë naftëtarëve në grevë! Ata refuzojnë kurimin

1 Tetor 2020, 12:58

Pas denoncimit në Report Tv për mungesën e personelit mjekësor pranë naftëtarëve që janë në grevë, ka ardhur reagimi i bluzave të bardha.

Këtë mëngjes ka mbërritur një ambulancë dhe mjekët u futën brenda godinës ku qëndrojnë naftëtarët.

Por këta të fundit kanë refuzuar ndihmën mjekësore, teksa vijojnë të kërkojnë ndihmën e shtetit lidhur me plotësimin e kërkesave të tyre.