Kryeministri Edi Rama ka komentuar qëndrimin e Dhomës Amerikane të tregtisë për amistinë fiskale.
“Argumente që na u dhanë ishin të vlefshëm prandaj e shtymë këtë proces edhe pse do e kishim shumë më të lehtë të merrnin votat në parlament në atë kohë. Ngrehina ligjore kundër pastrimit të parave nuk ishte e ngritur. Sot e kemi të ngritur të gjithën. E dyta strukturat e reja të drejtësisë nuk ishin të ngritura. Procesi i fiskalizimit nuk ishte i ngritur, sot është i ngritur. Të çohet Dhoma e Tregtisë me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë flet rrufe për këtë iniciativë të qeverisë kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin dinjitetin dhe të drejtën e shqiptarëve për të pasur ambiciet e saj. Institucionet financiare mund të kenë kundërshtimet e tyre, të luftës kundër krimit, patjetër, po dhoma tregtie. Ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri që të thotë nuk duhet amnistia”, tha Rama.
Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, ky projektligj nuk ofron garancinë e mjaftueshme që individët me të precedent penal apo veprimtari kriminale të përjashtohen nga kjo amnisti. Miratimi i këtij legjislacioni, do të ndikonte në klimën e bizneseve të ndershëm dhe investimeve duke krijuar një konkurrencë të padrejtë", tha Rama.