Amnistia penale, Lamallari: Ulim me 7% mbipopullimin në burgje! Lirohen 380 të dënuar, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi

28 Dhjetor, 18:39 | Përditesimi: 28 Dhjetor, 20:11

Nga zbatimi i amnistisë, do të përfitojnë lirim të menjëhershëm rreth 380 persona, ndërsa rreth 900 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Efekti i menjëhershëm i kësaj mase pritet të ulë popullimin në burgje me gati 7 për qind, duke përmirësuar kushtet e trajtimit, sigurisë dhe rehabilitimit, si dhe respektin për dinjitetin njerëzor.

E.H/Shqiptarja.com