Analiza e zgjedhjeve të 25 prillit, PS mbledh në selinë rozë drejtuesit politik të qarqeve

27 Tetor 2021, 18:45 | Përditesimi i fundit: 2021-10-27 22:46:34

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot drejtuesit politik të PS-së të 12 qarqeve të vendit në selinë rozë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në mbledhje pritet që të diskutohet ecuria e analizës post zgjedhore si dhe procesi i anëtarësimit të të rinjve në PS.

Po ashtu një tjetër çështje për t'u diskutuar është edhe faza e ristrukturimit të PS-së për t'u përgatitur për sfidat e ardhshme zgjedhore.