Anëtarësimi në BE, Rama: Disa nga sfidat janë komplekse dhe të rënda! Bashkitë të krijojnë grupe pune të përbashkëta me qeverinë

17 Janar, 14:46 | Përditesimi: 17 Janar, 14:46

Kryeministri Edi Rama thotë se anëtarësimi i vendit në BE, kalon nëpër disa sfida komplekse dhe të rënda. 

Rama, në takimin me kryebashkiakët në Golem deklaroi se BE ka një mekanizëm që u mundëson vendeve anëtare, periudha tranzitore, për t’iu nënshtruar të njëjtave rregulla. 

Sipas kreut të qeverisë, vendi ka probleme të theksuara me mjedisin dhe sigurinë ushqimore dhe shtoi se bashkitë duhet të krijojnë sistem dhe grup pune të përbashkët me qeverinë.

I.M/Shqiptarja.com