Pas protestave të dhunshme të zhvilluara në Tiranë, kanë nisur hetimet ndaj ish-kandidates për deputete Ilirjana Kuçana, për përdorimin e të miturve në veprime që dëmtojnë zhvillimin mendor ose fizik të tyre. Kuçana u shfaq duke drejtuar një grup të rinjsh gjatë protestës, ndërkohë gjatë shoqërimit dyshohet se në çantën e saj u gjetën edhe sende të paligjshme.

















