Anglishtja në klasat e para, mësuesja: U prit me entuziazëm te fëmijët! Psikologia: Ndikon teknologjia! Fëmijët: E mësojmë edhe nga telefoni

4 Dhjetor 2023, 09:13

Teknologjia po u vjen në ndihmë nxënësve të klasave të para, të cilët prej dy vitesh krahas mësimit të abetares dhe lëndëve të tjera në shkollë zhvillojnë edhe lëndën e gjuhës angleze. Mësuesit e psikologët kanë konstatuar se një faktor me ndikim pozitiv është edhe teknologjia pasi vogëlushët e kanë ndeshur anglishten që në parashkollor përmes Youtube në celularë dhe kompjuter.