Anglishtja në klasë të parë, ministria shton 1125 mësues! Janaqi: Ora mësimore do të zhvillohet me kreativitet e lojë! Zhapaj: Prindërit shpëtojnë nga kurset private

8 Shtator 2021, 16:31 | Përditesimi i fundit: 2021-09-09 14:47:09

Për herë të parë në këtë vit shkollor, fëmijët e klasave të para, krahas lëndëve bazë do të kenë të detyrueshme edhe gjuhën e huaj Anglisht. 

Gert Janaqi, drejtor i Agjencisë së sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, thotë për Report Tv se për zbatimin e këtij projekti janë rekrutuar 1125 mësues të rinj. Ai shpjegon se mësimi i gjuhës së huaj është do të bëhet nëpërmjet lojërave dhe kreativitetit.