Anija luftarake 'AmerIgo Vespucci' mbërrin në portin e Durrësit! Një mjet lundrues që nga viti 1931! Do të jetë për 3 ditë dhe e hapur për publikun

16 Tetor 2022, 21:57 | Përditesimi i fundit: 2022-10-17 10:52:49

Ka mbërritur në portin detar të Durrësit anija e Marinës Luftarake të Italisë "Amerigo Vespucci". E ndërtuar në vitin 1930 në Itali, nisi lundrimin e saj në 1931, ajo është një muze lundrues dhe prej 90 vjetësh funksionon si anije me vela dhe me motor. Anija luftarake ka një gjatësi prej101 m dhe lartësi 54 m. ‘Amerigo Vespucci’ evokon epokën e shekullit XV-XVI kur u eksploruan kontinentet e panjohura të planetit. Komandanti i anijes Luigi Romagnoli thotë se ardhja në portin e Durrësit, është pjesë bashkëpunimit me marinën detare shqiptare.