Anija me 6 mijë tonë grurë nga Ukraina, Braçe: Bujqve tonë u ka mbetur pa shitur! Ministria e Bujqësisë të bëjë publike kostot

11 Gusht 2022, 15:04

Një ditë pasi mbërriti në Portin e Durrësit, anija me 6 mijë tonë grurë, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe, i cili i kërkon transparencë Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë që e ka porositur të publikojnë koston me të cilën ka ardhur gruri dhe çmimin me të cilën është marrë gruri.