Anija turistike ‘Nautica’ ankorohet në portin e Durrësit! 676 turistë nga SHBA-ja dhe Australia vizitë në qytetin bregdetar

11 Korrik, 11:51 | Përditesimi: 11 Korrik, 11:51

Anija “Nautica” lundron nën flamurin e Ishujve Marshall dhe ka një gjatësi prej 182 metrash, gjerësi 29 metra dhe një kapacitet akomodues për 684 udhëtarë. E njohur për standardet e larta të shërbimit dhe dizajnin elegant, ajo është një ndër kroçierat më të përzgjedhura për eksplorimin e Mesdheut.

r.k./Shqiptarja.com