Anijet me qira për energji në Vlorë, Rama: S’janë teneqe, vijnë nga SHBA! Do prodhojë 330 mwH, s’do na ndalojnë ‘stërkëmbshat’ e medias dhe politikës

17 Shtator 2022, 13:45

Vendimi i qeverisë për të marrë 2 anije me qira të cilat do të vendosen në Triportin e Vlorës dhe do të prodhojnë energji elektrike nuk janë thjesht teneqe, por vijnë nga kompani amerikane private. Kreu i qeverisë u është përgjigjur akuzave të cilat sipas tij vijnë nga politika dhe media sa i përket këtij projekti, për të cilin Rama tha se po dezinformohet publiku.