Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

19 Prill, 17:08

Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës, dhe numri i kërkesave është shtuar më së shumti në prag të nisjes së sezonit veror. Profesionet që kërkohen janë nga punëtorët  e krahut e deri tek kamarier, e staf i kualifikuar. Gjetja e punonjësve sot janë pengesa më e madhe e bizneseve, të cilët pohojnë se as nuk investojnë në trajnimin e tyre.