Ankimet për 25 prillin/ Pas Gjirokastrës, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD-LSI dhe 'vulos' përfundimisht edhe Vlorën, nuk ka pavlefshmëri dhe përsëritje zgjedhjesh

1 Qershor 2021, 11:57 | Përditesimi: 1 Qershor 2021, 14:12

Pasi vulosi dje rezultatin e zgjedhjeve për Gjirokastrën, Kolegji Zgjedhor rrëzoi një tjetër padi të bërë nga PD dhe LSI lidhur me vendimin e KAS për rrëzimin e kërkesës për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve për Vlorën. Kolegji ka lënë në fuqi vendimmarrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve edhe për Qarkun Vlorë.

r.k./Shqiptarja.com