Ankimi për shkarkimin, Veliaj në Kushtetuese: U rrëmbeva pa akuzë, por vota e qytetarëve më e fortë se kulisat politike! 7 orë seancë, Gjykata tërhiqet për vendim

31 Tetor 2025, 17:12 | Përditesimi: 31 Tetor 2025, 17:12

Erion Veliaj kundërshtoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Veliaj shfaq për herë të parë në publik që prej arrestimit më 10 shkurt dhe u soll nga paraburgimi i Durrësit me pranga. Seanca zgjati rreth 7 orë, pas të cilave trupa e Gjykatës Kushtetuese u tërhoq për vendim. Kryetarja Holta Zaçaj tha se data dhe ora e komunikimit të vendimit do të bëhet me dije në ditët në vijim.

    r.k./Shqiptarja.com