Ankimoi shkarkimin në Strasburg, Gjykata i refuzon kërkesën ish-Guvernatorit Fullani: Duhet të kishte shkuar në parë në 'Kushtetuese'

13 Tetor 2022, 13:46 | Përditesimi i fundit: 2022-10-13 15:29:30

Kërkesa e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u rrëzua në Gjykatën e Strasburgut. E bërë që në 2019-ën për shkarkimin nga detyra në 2014-ën, Strasburgu konsideron se Fullani nuk ka shfrytëzuar të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri, konkretisht në Gjykatën Kushtetuese.