Ankimoi vendimin për arrestin me burg, Fredi Beleri mungon në seancën e Apelit të GJKKO! Avokatët e tij kërkojnë masë më të lehtë sigurie

1 Qershor 2023, 11:39 | Përditesimi i fundit: 2023-06-01 14:27:21

Që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po zhvillohet seanca për ankimimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin, të dy të akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 14 majit në Himarë.