Anti-protestë ndaj ekstremistëve grekë në Gjirokastër: Mos lejoni veprimet antishqiptare

26 Tetor 2019, 14:43

Të ardhur nga disa treva shqiptare, dhjetra të rinj ngritën zërin kundër qëndrimeve antishqiptare nga ana e ekstremistëve grek.
 
Në protestën me flamuj e simbole kombëtare kundërshtohej edhe reagimi jo i duhur i shtetit shqiptar, ku sipas protestuesve nuk duhet të lejohet të përsëritet dhunimi dhe keqpërdorimi që fqinjët i bëjnë tolerancës së shqiptarëve.
 
Ata  bënë thirrje që të merren masat e duhura për të ndaluar një protestë të mundshme anti-shqiptare.
Edhe sot, nëna e Kacifas, të vrarë nga RENEA pas sulmit të armatosur ndaj policisë një vit më parë në Bularat, bëri thirrje për luftë teksa ju drejtua të rinjtë që të rrëmbejnë armët e të luftojnë për tokën e tyre që sipas saj është greke dhe të bashkohen me Greqinë.